Një 49-vjeçar me inicialet Z.I. është arrestuar nga policia pasi dyshohet se me anë të një thike ka terrorizuar një familje në Tiranë.
Policia njofton se tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar prokurorisë pranë Gjykatës së Parë në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. I., 49 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.