Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin, gati t’u japin “bekimin” çifteve homoseksuale

0
110

Priftërinjtë në rreth 100 kisha katolike të Gjermanisë kanë sfiduar hapur Vatikanin, pasi nga sot, do t’u ofrojnë bekimin çifteve të gjinisë së njëjtë.

BBC shkruan se Lëvizja “Dashuria fiton” u shfaq, pasi Kisha Katolike në Vatikan tha në muajin mars se Zoti “nuk mund ta bekojë mëkatin”.

“Dashuria fiton” e përshkroi këtë vlerësim të Kishës si “shuplakë në fytyrë njerëzve në të gjithë botën”.

Lëvizja publikoi një hartë që tregon të gjitha kishat që u ofrojnë bekimin çifteve homoseksuale.

Papa Françesku ka thënë më herët se ai beson se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të bëjnë “bashkime civile”, por pa dhënë bekimin e bashkimit në Kishë

Vitin e kaluar, ai ka thënë në një dokumentar se këto çifte “kanë të drejtë të jenë në familje”.

Pavarësisht qëndrimeve që kanë shkaktuar debate, Papa ka miratuar qëndrimin e Kongregatës për Doktrinën e Besimit, se Kisha Katolike nuk e ka fuqinë t’i bekojë bashkimet e çifteve të gjinisë së njëjtë.

Është “e pamundur” që Zoti “të bekojë mëkatin”, tha Kongregacioni për Doktrinën e Besimit.

Sipas doktrinës së krishterë, martesa është vetëm mes një gruaje dhe një burri, dhe çdo lidhje tjetër përbën shkelje të ligjit të Perëndisë dhe cilësohet si mëkat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here