BE tur në bashkitë e vendit, Soreca: Po e ndjekim nga afër procesin e ankimeve të 25 prillit

0
77

Në një intervistë për RTV Ora, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se po zhvillon një tur në disa bashki të vendit tonë.

Soreca tha se kjo bëhet pasi edhe bashkitë e vendit tonë ka një rol shumë të rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit të vendit në BE.

Ai shtoi se nuk janë harruar debatet dhe zhvillimet politike, por po priten ankimimet dhe sqarimi i parregullsive të pretenduara nga të gjitha palët.

Pyetje: Përse keni zgjedhur që të vizitoni bashkitë e vendit në këto 3 javë të Evropës dhe cili është mesazhi që doni të përcillni?

Soreca:  Të gjitha bashkitë e vendit do t’i bashkohen BE-së. Mesazhi është që të dërgojmë mesazhin te të gjitha bashkive se janë pjesë e rëndësishme në këtë proces dhe do të bashkëpunojnë në këtë proces për ta futur venin në Unionin Evropian.

Pyetje: Cili do të jetë programi dhe objekti i javëve të Evropës.

Soreca: Sot jemi në Tropojë dhe në këto 3 javë do të shkojmë në 23 bashki duke takuar kryebashkiakët dhe bizneset lokale dhe një sërë personazh të tjerë. Evropa është këtu po e ndihmon Shqipërinë që të lëvizë më shpejt drejt Evropës.

Pyetje: Në një moment të rëndësishëm në vend, ju si delegacion do të fokusoheni te të rinjtë dhe kultura, janë këto më të rëndësishme.

Soreca: Të gjitha janë të rëndësishme, por edukimi dhe kultura janë një fokus i veçantë, pasi ne po financojmë ndërtimin e 63 shkollave dhe site arkeologjike, por kjo nuk do të thotë se po e lëmë pas dore debatin politik, sigurisht që po e ndjek nga afër. Varheli ishte javën e kaluar në Shqipëri dhe po i ndjekim debatet. Institucionet gjyqësore kanë nevojë që po i ndjekin parregullsitë që janë paraqitur nga subjektet politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here