“Jemi këtu e në Kinë larg Europës”, të rinjtë shqiptarë pesimistë për integrimin

0
100

Që prej Qershorit te vitit 2014, ku Shqipëria mori statusin e vendit kanditat për në BE, po bëhen përpjekje e reforma të rendësishme për integrimin e vendit.

Por në Ditën e Europës dhe kur kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet parlamentare, të rinjtë shqiptarë e shohin me pesimizëm këtë proces.

Ata shpreh se Shqipëria është shumë larg dhe i duhet ende shumë punë.

“Jemi këtu e në Kinë larg.”

“Jemi akoma larg për arsye se nuk veprojmë dhe nuk mendojmë si europianët. Kemi edhe shumë gjëra të tjera për të bërë.”

“Jemi shumë larg, partitë luajnë me njëra-tjetrën, katër vjet bën koalicion me njërin dhe 4 vjet me tjetrin. Luajnë me qytetarët, me votat. Me të gjitha. Si shoqëri jemi larg, qeveria është shumë më shumë larg.”

Problemet që ka Shqipëria në fusha të ndryshme sipas të rinjve bëhen pengesë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Këtu secili mendon për vete, ku e ku të përfitojnë, askush nuk e ngre zërin.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here