Plot 192 milionë të tjera për Orikum – Dukat, Balluku miraton një tjetër kontratë…

0
97

Tenderat e rrugëve dhe koncesionet e prokuruara nga institucionet vijojnë të marrin miliarda lekë nga buxheti i shtetit.

Këtë herë është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku që ka miratuar një kontratë shtesë mbi koncesionin e Bypassit Orikum-Dukat.

Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike fondi limit për këtë procedura arrin në 193.4 milionë lekë.

Fillimisht rezulton se kanë shfaqur interes 6 kompani, 4 prej të cilave janë përjashtuar nga gara nën argumentin se nuk plotësonin kërkesat e tenderit.

Në këtë mënyrë është kërkuar nga institucioni i Ballukut dorëzimi i ofertave vetëm nga dy subjektet e mbetura në garë.

Por edhe pse i ka shpëtuar skualifikimit në fillim të garës, shoqëria Instituti i Konsulencës në Ndërtim është refuzuar në fazën përfundimtare.

Sipas vlerësimit të komisionit kjo shoqëri nuk plotësonte kushtet formale të tenderit dhe as nuk është hapur zarfi për të parë se sa ka qenë oferta e paraqitur.

Kështu, bashkimi i operatorëve ‘Gjeokonsult&CO shpk’ & ‘Geosat Group’ ka ngelur i vetmi i kualifikuar e automatikisht edhe fituesi me vlerën e ofertuar prej 192.4 milionë lekësh.

Procedurat e ndjekura në tendera janë ngritur si një problem serioz në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkak të vlerësimit të pabarabartë të operatorëve që marrin pjesë.

Kujtojmë se rruga Orikum-Dukat është dhënë me koncesion në vitin 2018 dhe fituese u shpall kompani Gjikuria me ofertën prej 50.5 milionë eurosh.

Kjo kontratë me formulën partneritet publik privat është parashikuar me një kohëzgjatje prej 13 vjetësh.

Burimi: Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here