Salianji: Kaluam objektivat në Korçë, ne do të jemi në çdo front…

0
134

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Korçës për zgjedhjet e 25 prillit dhe më i votuari në këtë qark nga kjo parti, Ervin Salianji, thotë se rezultati ka qenë përtej objektivave.

”Është shumë e rëndësishëm të marrësh kaq shumë vota, sidomos në Korçë, por pavarësisht kësaj jam i kënaqur për të gjithë bashkëpunëtorët në këtë qark. Në përballjen me PS-në kemi pasur një rezultat përtej objektivave në disa zona. Fleta e votimit më shumë i ngjante një flet bingoje, sesa një flete votimi. Ne kemi pasur një program të mirë, kemi pasur alternativë, ndërsa PS-ja nuk ndihej në terren, deri në dy ditët e fundit, kur kthejnë edhe rezultatin në mënyrë të pandershme, në mënyrë të pisët”,-tha në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, ai u pyet për zërat kundër brenda PD-së, por theksoi se aktualisht nuk duhet të zhvendoset vëmendja nga fokusi kryesor. Madje, ai u shpreh se më shumë se alternativa, zërat kundër janë inate personale.

“Ky është një manipulim zgjedhor. Kjo është një plagosje nga ana e palës tjetër. PD-ja do të ketë reflektime të saj, do të ketë zgjedhje, por nuk mund ta zhvendosim vëmendjen nga fokusi kryesor. Nëse do të kishte alternativa që të bëjnë të përmirësohet PD-ja, do të ishin të mirëpritura, por mendoj se jemi në mllefe dhe inate personale. Pa u përfunduar procesi zgjedhor, jemi ende në proces ankimimi, do t’i bëjmë këto diskutime. Analiza nis në çdo nivel, nuk është vetëm e kryetarit. Analiza bëhet me të gjithë faktorët për të përmirësuar partinë. Kryetar do të jetë ai që do të marrë votat në zgjedhjet e ardhshme dhe të brendshme në PD. Ne nuk jemi në këtë fazë tani dhe nuk po e zhvendosim vëmendjen te kjo fazë. Me 39 vota lëviz mandati në Berat, e kështu edhe në disa zona të tjera. Ne do të jemi në çdo front”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here