Koduzi: Zgjedhjet mbaruan u hoq karantina, vendimi i komitetit ishte politik

0
123

Eksperti mjekësor i PD-së Gazment Koduzi ka folur në lidhje me vendimin e komitetit teknik për karantiminim e emigrantëve që vinin nga Greqia.

Koduzi gjate një intervistë të dhënë për SYRI TV është shprehur se komiteti teknik po keqpërdoret nga qeveria. Sipas tij, vendimi i marrë para 25 prillit ishte komplet politik.

‘Zgjedhjet mbaruan, çdo gjë ka marrë fund. Qëllimi i këtij vendimi ishte që shqiptarët që jetojnë në Greqi të mos vinin për të votuar, u arrit. Prandaj është kaq e thjeshtë.

Në Greqi kishte 1800 raste kur u mor vendimi për karantinimin 14 ditor të shqiptarëve që vinin dhe tani që u hoq karantinimi Greqia ka mbi 2200 raste.

Pra kjo shifër na tregon shumë thjeshtë se pse u mor ai vendim para ditës së zgjedhjeve, 25 prillit’, tha gjatë intervistës eksperti Gazment Koduzi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here