43-vjeçares i djegin makinën në Durrës, shoqëron dy persona…

0
86

Nje makinë është djegur mbrëmjen e kaluar në Durrës.

Policia thotë se ka shoqëruar dy persona të dyshuar për këtë ngjarje

Ngjarja ka ndodhur  në lagjen nr.17, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe.

Ja njoftimi i plotë:

Durrës

Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here