Bushati: Nisma për shkarkimin e Metës, është krijuar nga mazhoranca për të hequr vëmendjen nga problemet e zgjedhjeve

0
257

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend firmat e disa deputetëve për të ngritur një komision hetimor, i cili do hetojë Presidentin e Republikës, Ilir Meta me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën.

Kjo ishte njëra prej temave, ku dy analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në studion e “Shock” në Euronews Albania.

Analisti Bushati theksoi se kjo çështje është “krijuar” nga mazhoranca për të fshehur problemet, të cilat u konstatuan në zgjedhjet  e 25 prillit.

“Pas farsës së 25 prillit edhe kjo farsë e dytë na duhet që për ta kthyer të gjithë skenën politike në një teatër kukullash. Një komision hetimor për të shkarkuar presidentin është fare i pavend. Këto komisionet parlamentare kanë histori qesharake në Shqipëri, pasi asnjëri nuk ka pjellë asgjë. Regjimi po e përdor këtë çështje për propagandë. Kjo bëhet për të hequr vëmendjen nga problemi i zgjedhjeve”, tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here