COVID-19/ Sa fitoi AstraZeneca nga shitjet e vaksinave të saj në tremujorin e parë?

0
89

AstraZeneca ishte një nga udhëheqësit në garën golbale për të zhvilluar një vaksinë anit-COVId-19.

Vaksina e tij është e lirë dhe lehtësisht e transportueshme dhe u vlerësua si një moment historik në luftën kundër krizës, por që nga ajo kohë kompania është përballur me një seri pengesash

“Dërgesat (e vaksinave COVID-19) po rriten ndërsa prodhimi përmirësohet,” tha Shefi Ekzekutiv Pascal Soriot gjatë një konferencë për rezultatet, duke shtuar se ishte në rrugën e duhur për të dhënë 200 milion doza në muaj nga prilli.

Ndersa sot prodhuesi i ilaçeve anglo-suedeze ka dhënë detaje financiare në lidhje me shpërndarjen dhe shitjen e vaksinës.

Kompania farmaceutike britanike-suedeze AstraZeneca njoftoi se dyfishoi fitimin e saj neto në bazë vjetore në tremujorin e parë, një periudhë gjatë së cilës shitjet e vaksinës së saj kundër Covid-19 arritën në 275 milion dollarë.

Kompania, e cila së pari njoftoi të dhënat mbi shitjet e saj të vaksinave , regjistroi një fitim neto prej 1.56 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit, sipas një njoftimi.

Shitjet e vaksinave përbënin vetëm 4% të xhiros së saj, me 15% në 7.3 miliardë dollarë.

Vaksina e saj është një nga më të lira në treg dhe grupi ka siguruar që do ta shesë atë me çmimin e kostos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here