Yuri Kim zhvendoset në selinë e Partisë Demokratike, zhvillon takim ‘kokë më kokë’ me Bashën

0
122

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, fill pas përfundimit të vizitës në kryeministri me kryeministrin Rama është zhvendosur drejt selisë blu ku aktualisht po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Nuk dihen ende arsyet e takimeve të Kim ditën e sotme, pasi të gjitha palët kanë qëndruar hermetike pa dhënë asnjë njoftim zyrtar për publikun.

Kujtojmë se një ditë më parë, ambasadorja Kim, dhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ted Price, reaguan në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit duke e uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren dhe duke përgëzuar liderin e PD-së, Lulzim Basha për fushatën e fortë, si dhe duke kërkuar bashkëpunim mes tyre në vijim.

Ndërkombëtarët ndërkohë po bëjnë thirrje që opozita të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe beteja të zhvendoset më Parlament, duke kërkuar bashkëpunimin për reformat me synimin për avancimin e procesit të integrimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here