Vrau me thikë vëllain, këto janë dy vëllezërit nga Maqellara…

0
273

Personi që shihni në foto është 23-vjeçari Benard Tonuzin që u vra me thikë nga vëllai i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnate në fshatin Allabegi të Maqellarës.

Për krimin e rëndë që tronditi zonën dhe jo vetëm, akuzohet Florian Tonuzi, i cili ndodhet ende në arrati. Siç shihet edhe në rrjetet sociale, dy vëllezërit kanë dalë edhe foto së bashku, ndërkohë që nuk dihen motivet që çuan 26-vjeçarin që të vrasë të vëllanë.

Dy vëllezërit kishin në pronësi të tyre një lokal në fshat, ndërkohë që dyshohet se pasi kishin dalë prej aty kishin nisur të ziheshin, ndërsa krimi i rëndë ndodhi në oborrin e shtëpisë. Skena makabre ndodhi në sy të babait të tyre.

Nga dëshmitë e banorëve të zonës, thuhet se autori i krimit kishte dalë pak kohë më parë nga burgu, ndërsa kishte probleme të shëndetit mendor. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë si dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here