Votat preferenciale/ Kandidatet më të preferuara nga socialistët dhe demokratët…

0
122

Shqiptarët patën mundësi që të zgjidhnin veç subjekteve të preferuara politike edhe kandidatët apo kandidatet e tyre të preferuara. Pas përfundimit të numërimit të votave të partive, numëruesit nisën menjëherë numërimin e votave të kandidatëve.

Risia e zgjedhjeve të 25 prillit e ka bërë garën më emocionuese për kandidatët në të gjithë hartën e Shqipërisë, shkruan Panorama. Në kryeqytet, në kampin socialist ka surprizuar ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku, e cila ndonëse garon për herë të parë, ka siguruar një numër të madh votash individuale.

Kur ishin numëruar më pak se gjysma e kutive të votimit ministrja Balluku kishte siguruar në emrin e saj 9062 vota. Ajo ndiqej më pas nga Spiropali me thuajse gjysmën e votave të saj dhe më pas ministrja e Shëndetësisë Manastirliu me 4095 vota.

Ndërkohë, zhgënjim ka rezultuar ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila kishte marrë vetëm 2694 vota në emrin e saj. Ndërkohë, nga kampi opozitar, kandidatja femër që ka marrë më shumë vota preferenciale në qarkun e Tiranës është Grida Duma.

Kur ishin numëruar 576 nga 1243 kuti votimi, znj. Duma siguroi në emrin e saj 4481 vota, duke u bërë e para në listën e PD-së në Tiranë. Surpriza nga kandidatet gra pati edhe në qarqet më të vogla.

Një prej tyre ishte Aurora Mara, e cila në Dibër mori 9367 vota në emër të saj. Mara kandidoi nën logon e Partisë Socialiste dhe ishte renditur e dyta. Në zgjedhjet e parafundit Mara kandidoi me LSI-në dhe hyri në Parlament vetëm kur PD e LSI vendosën që të digjnin mandatet.

Në Vlorë ministrja Anila Denaj rezultoi me numrin më të lartë të votave preferenciale pas Kryeministrit Rama. Ajo ia kaloi edhe Damian Gjiknurit.

Në Durrës spikati kandidatja e PD-së, Manjola Luku, e cila edhe pse ishte e renditur e 8-ta në listën e PD-së në Durrës, kur ishin numëruar 182 kuti nga 481, kishte në emrin e saj 3521 vota.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here