Shifrat e te dënuarve/ Në burgjet Zvicerane dominojnë shqiptarët dhe afrikanët…

0
118

Zvicra kishte 6,316 persona të brugosur në 31 Janar 2021, një rënie e numrin e përgjithshëm prej 8.4%, krahasuar me të njëjtën kohe referimi në vitin 2020.  Gati gjysma (47.6%) e te burgosurve janë të huaj. Shqiptarët (rreth 2000 të burgosur) dhe afrikanët dominojnë ne burgjet zvicerane. Ata janë arrestuar dhe denuar për vepra te ndryshme, kryesisht për trafik droge, vrasje, vjedhje apo krime tjera.

Në Zvicër, rretrh 2.000 shqiptarë nëpër burgje, për drogë, vrasje, vjedhje, mashtrime dhe krime tjera

Me rritjen e numrit te migracionit ne Zvicer pa dyshim eshte rritur edhe krimi i organizuar. Zvicra ka një të katërtën e të huajve në popullsinë e saj dhe prej te cilëve gati tre të katërtat e të burgosurve janë të huaj. Kështu për shembull derisa ne vitit 2016 ne burgjet zvicerane ishin rreth 1500 shqiptare, sivjet ky numer është arritur në 2000.

Ne tetorin e vitit 2011 arrihet një marrëveshje mes Zvicres dhe Kosovës për transferimin e të burgosurve në vendin e prejardhjes, respektivisht që kosovarët e dënuar në Zvicër të vuajnë dënimin në Kosovë. Por perkunder kësaj marrëveshjeve, në praktikë ndodh shumë rrallë, çka brenda nje viti transferohen rreth 20 të dënuar.

Nga dy mijë të burgosur shqiptare, aktualisht ne burgjet zvicerane jane krysisht shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Përfshirja e tyre, kryesisht të qytetarëve nga Kosova, në krime të ndryshme në Zvicër është shqetësuese te cilet jane te denuar për një sërë krimesh si për drogë, vrasje, vjedhje, mashtrime…

Pothuajse çdo jave arrestohen të paktën 20 shqiptarë në Zvicër

Për shembull ne burgun e Gjenevës Champ-Dellon me 700 të brugosur (mbi 150 shqiptarë) sipas policisë me shume se gjysma e tyre janë të huaj. Mbi 50 për qind të burgosurve janë të dënuar, kurse po aq jane në pritje te gjykimit. Në mesin e të arrestuarve janë persona kryesisht nga Ballkani, si nga: Serbia, Kosova, Rumania, Maqedonia Veriore, Shqipëria, Bullgaria.. por ka edhe nga Afrika dhe vendet tjera sllave si Rusia, Gjeorgjia etj.

Le Canton27.ch

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here