Gjekmarkaj: Ja faji i vetëm i opozitës dhe Lulzim Bashës për humbjen…

0
99

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili rezultoi fitues në këto zgjedhje në Qarkun e Lezhës, në një intervistë në studion e lajmeve në “News 24”, komentoi rezultatin e zgjedhjeve, fushatën elektorale dhe veprimet që do të ndërmarrë PD në të ardhmen.

Gjekmarkaj tha se zgjedhjet janë trukuar, e për këtë, tha se PD disponon prova të mbledhura të gjitha në një dosje.

Kandidati për deputet theksoi se faji i opozitës në përgjithësi dhe liderit të saj Lulzim Basha në veçanti, ishte që menduan se zgjedhjet do të fitoheshin në mënyrë demokratike, në një kohë ku sipas tij, qeveria i ka të gjitha pushtet.

Pjesë nga intervista:

Ju thatë që kam unë faj, Basha faj, a mund ta shtjellojmë më shumë fajin e Bashës?

Agron Gjekmarkaj: Basha ka menduar se po shkon në zgjedhje normale, në këtë aspekt nuk është Basha që ka humbur, ka humbur standardi në Shqipëri. Nëse Basha ka faj na ka bërë të besojë që do ia dalim në këtë mënyrë. Në këtë kontekst nuk është cështja tek Lulzim Basha, por qeveria, mediat, bizneset, do të vihen në radhë duke i puthur dorën Ramës si sundimtar, apo do të mendojnë për liri.

A ka faj moral Basha në përgjithësi, është hera e dytë që dështon?

Agron Gjekmarkaj: Zoti Basha ka bërë një fushatë spektakolare, një program shumë të mirë. Zoti Basha pat një ligjërim pajtues dhe etik në raport me qytetarët, ndërtoi një skuadër të mirë, duhet të guxonte pak më shumë në qytete si Tirana, Gjrokastra, në prezantimin e listave. Duhet të guxonte më tepër tek Tirana, raporti me aleatët duhet të ishte më ndryshe. Duhet t’i jepte Tiranës më shumë grintë. Lista e PD ishin në përgjithësi shumë të mira, pa lidhje me krimin. Problemi ishte tek mënyra se si shteti u soll. Shteti është një struktura mafioze që godet. E patë me patronazhistët, e patë projektin e tyre për Shqipërinë. Ne jemi në një hap drejt neoditkaturës. Kjo është skandaloze. Në këtë kontekst i bie që opozita s’ka problemin se ç’duhet bërë me Lulzim Bashës. Të merremi me Bashën është nderi më i madh që i bëjmë Ramës. Kemi detyrë të reagojmë, t’i themi demokratëve të jenë me kokën lartë. Vetëm 35 mijë vota me trukim ka sot para PS. Këto produkte janë që të cojnë në këtë rezultat. Mendoj që emrat njohur, si Nishani, për të cilin kam respekt si politikan, për kontributet si President, kjo është një deklaratë e nxituar. Procesi ende s’ka përfunduar. Zgjedhjet janë trukuar, ne do e faktojmë këtë. Nëse merremi me Bashën është peshqeshi më i madh që i bëjmë kryeministrit. Kështu i shërbejmë kryeministrit dhe biem në grackën e momentit. Basha do të ketë reflektimet e veta, do të ketë në dy drejtime, në përballjen e rezistencën, por edhe rimordenizim të PD. Të kryetarit, të anëtarëve, të jetë një parti më e gjallë, më pranë njerëzve.

A nuk duhet që opozita të kthehet në Parlament më pas në pushtetin lokal pas dy viteve dhe më pas në Parlament më 2025?.

Agron Gjekmarkaj: Opozitës i janë vjedhur zgjedhjet, kjo është përgjigja ime.

A duhet të kërkojë ndjesë Basha?

Agron Gjekmarkaj: Unë e theksova që Basha ka bërë një fushatë shumë të mirë, muajt e tij të fundit kanë qenë të shkëlqyera. Nëse Basha, nuk na përgatiti në një betejë luftarake. Në Lezhë deputeti ka marrë 7 mijë vota, po të ishte në koalicion si në të kaluarën do të ishte me 5 mandate Lezha. Shqipëria është e varfër, ka probleme. LSI nuk është agresore, është viktimë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here