Zgjedhjet e 25 prilli/ Ambasadori britanik vë theksin tek denoncimet: Të hetohen parregullsitë e pretenduara

0
115

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman teksa ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren, ka vënë theksin tek denoncimet e opozitës, që për të duhen që të hetohen të gjitha parregullsitë e pretenduara.

”Urime Kryeministit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, si dhe qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht kufizimeve të Covid-19.

Theksojmë gjithashtu fushatën e bazuar në programe që zhvilloi Partia Demokratike si dhe rritjen e shënuar në rezultat.

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim. Inkurajojmë gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin zgjedhor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here