“Në Pogradec u tjetërsua vota”, Çala: LSI është dëmtuar në 60% të rezultatit elektoral

0
348

Gentian Çala, kandidat për deputet i LSI në Pogradec, i cili po ndjek procesin e numërimit të votave për kandidatët, nuk e fshehu zhgënjimin teksa foli për tjetërsim të votës së LSI në 60% të rezultatit të saj.

“Në qarkun e Korçës numërimi i votave në disa prej bashkive ka përfunduar ndërsa në Pogradec filloi me vonesë pasi pati pengesa të panevojshme. Nuk e di si mund të rrijë KZAZ pa zarfe, kemi pritur dy orë ardhjen e zarfeve. Përveç kësaj kemi pasur disa parregullësi në kuti për të cilat është bërë ankimi i nevojshëm dhe besoj se do të dërgohen në KQZ. Duhet të ndiqet dhe shikohet pse kanë qenë këto parregullsi.

Numërimi ka qenë kryesisht korrekt. Për fat të keq besoj se vota në Pogradec u tjetërsua. LSI është shumë larg asaj që kishte pritshmëri dhe projeksionet e veta të votës, vetëm në kontakte me njerëzit ishin disa mijëra që kalon mbi dyfishin e asaj që morëm rezultat. Kjo tregon se ende Shqipëria kë një problem shumë të madh me votën dhe tjetërsimin e saj që duket se pushteti ja doli me forma të ndryshme ta tjetërsojë atë, qoftë me intimidimin e njerëzve apo mënyra të tjera krejtësisht të paligjshme. LSI në Pogradec është dëmtuar së paku në 60% të rezultatit të saj elektoral”.

Ai foli edhe për incidente në KZAZ gjatë numërimit të votave për kandidatët, si ndërhyrje në fletë të komisionerëve apo kuti me probleme që janë raportuar në KQZ.

“Ka pasur incidente të vogla, një rast i numëruesi që u përjashtua për shkak të ndërhyrjes që bënte në fletën e votimit. Ishte i PS. Po kështu janë katër kuti që do të dërgohen në KQZ”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here