Hitaj: Diferenca me 46 mijë vota me PS dhe PD e LSI, është fitore e ngushtë

0
115

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj tha se diferenca është me 46 mijë vota me PS dhe PD e LSI, është fitore e ngushtë

Hitaj: Problemi nuk ka qenë të patronazhistët por se ata kanë pasur të dhëna sensitive, kanë pasur dhe numrat e sigurimeve shoqërore. Nuk është problemi se ata kanë numrat e telefonit, të dhënat i kanë marrë nga institucionet e tjera. Diferenca është me 46 mijë vota me PS dhe PD e LSI, është fitore e ngushtë, nëse flasim për vota jo për mandate.

Ndërsa kandidati i PS-së, Ulsi Manja u shpreh se se lidhur me patronazhistët dhe të dhënat duhet pritur hetimi.

Manja: Ka një hetim për këtë gjë. Të jesh i bindur që asnjë patronazhisti nuk i duhet numri i sigurimeve. ID nuk është e dhënë sensitive. Do duhet të presim hetimet.

Ulsi Manja po ashtu shtoi se sistemin e patronazhimit e ka PS dhe PD si parti në kuadrin e tyre për zgjedhjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here