Basha i sigurt: Kanë hapur vetëm kutitë bastione, e dinë se çfarë ka në kutitë e tjera. Fitorja jonë e padiskutueshme…

0
74

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje PS-së që të mos bllokojë numërimin.

Basha deklaroi se kutitë e hapura deri më tani janë të zonave që njihen si bastione të PS-së dhe humbja në këto zona është e thellë për partinë në pushtet.

Në fund, Basha u shpreh se fitorja do ti takojë çdo shqiptari.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së:

Dua t’ju falenderoj të gjtiha mediat për punën e jashtëzakonshme dhe që do ta vazhdoni deri sa numërimi të mbarojë. Si e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë qendrat që favoriozojnë partinë në pushtet dhe PS ka humbur thellë.

Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS-së dhe një rritje të votave për PD-në dhe Aleancën për Ndryshim.

Ky është fillimi dhe pas kutive që shpresonin ti kishin bastion siç është njesia 10 në Tiranë ku PD ka rritje 30% apo në zona si Përmet e Këlcyrë ku janë ndëshkuar qartësisht, është e qartë si drita e diellit se ku ata janë ndëshkuar ne presim që fitojra të konfirmohet në gjithë vendin.

Ata e dinë fare mire që me projeksionet aktuale se çfarë i  pret.

Janë ata që kanë bllokuar numërimin. Le ta vazhdojnë sepse vullneti i popullit është në kuti dhe thirrja ime është vazhdoni punën me përgjegësi dhe seriozitet. Numërimi do të bëhet në mënyrë rigorozë dhe ashtu siç janë thyer në ato që i kanë bastione të tyre, ashtu do të vazhdojnë.

Fitorja është e padiskutueshme, fitorja do ti takojë çdo shqiptari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here