Voton Voltana Ademi: Vetëm me votë mund të arrijmë demokracinë

0
87

Kryetarja e bashkisë në Shkodër, Voltana Ademi ndersa ka votuar, i ka falenderuar të gjithë qytetarët shkodranë për pjesëmarrjen në votime.

Gjithashtu Ademi i ka bërë thirrje të gjithëve që nuk kanë votuar akoma, se kanë ende kohë të vendosin për një vend të lirë dhe demokratik.

Ademi: “Kam një falenderim për të gjithë qytetarët e Shkodrës që deri më tani kanë ushtruar të drejtën e votës. Na mbetet edhe një orë dhe shumë e rëndësishme është që të gjithë ata që nuk e kanë bërë akoma t’i drejtohen qendrave të votimit, të gjithë ata që kanë votuar t’i drejtohen miqve, komshinjve të atyre që kanë më afër dhe t’i ftojnë t’i bashkohen të drejtës qytetare që kanë të gjithë shqiptarët. Vendimmarrja që sigurohet përes votës është një vendimmarrje e një qyteti dhe një vendi të lirë dhe ku ka më mirë se ta bësh atë duke ardhur dhe duke votuar. Prandaj kjo është e domosdoshme për ta bërë këtë në një vend që ne duam ta kemi vend të lirë demokratik, unë besoj që vetëm me votë dhe vetëm zgjedhjet e bëjën të mundur.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here