Shqipëria voton, mediat serbe jehonë procesit, ja çfarë shkruajnë…

0
122

Zgjedhjet në Shqipëri kanë gjetur pasqyrim dhe në mediat serbe, të cilat theksojnë se kryeministri në detyre i Partisë Socialiste është në pritje të mandatit të tretë ndërsa kryetari i PD-së është në pritje të sigurimit të mandatit të parë.

Danas dhe RTS radiotelevizioni shtetëror i Serbisë, në artikujt e tyre shkruajnë dhe për incidentet e fundit që janë kapur në vendin tonë për shkak të tentativave për blerjen e votës dhe vrasjen ndodhur në Elbasan ku si pasojë humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Një vend të rëndësishëm duket se ka marrë dge roli i presidentit Meta në këto zgjehdje.

“Megjithëse zyrtarisht i paanshëm, Presidenti Ilir Meta ka kritikuar ashpër qeverinë, duke akuzuar Ramën për marrjen e të gjithë pushtetit, drejtimin e një “regjimi kleptokratik” që administron keq krizën shëndetësore dhe shtyn integrimin e vendit në BE”, shkruan Danas.

Gjithashtu theksohet dhe fakti që emigrantët dhe personat e infektuar me Covid e kanë të pamundur pjesëmarrjen në këto zgjedhje.

“Personat e prekur nga Covid nuk do të mund të votojnë. Ligji zgjedhor i Shqipërisë kërkon që votuesit të jenë fizikisht të pranishëm në qendrën e votimit dhe nuk parashikon ekipe lëvizëse. Subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar të një përqind të votave marrin pjesë në shpërndarjen e mandateve”, shkruan RTS radiotelevizioni shtetëror i Serbisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here