Celibashi thirrje krerëve të partive: Tregoni vetëpërmbajtje, askush s’e di kush ka fituar

0
83

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, jep tjetër mesazh për krerët e politikës shqiptare, teksa pritet të nisë procesi i numërimit të votave, duke u  kërkuar subjekteve politike që ta përcjellin me qetësi procesin e numërimit të votave.

Më tej, kreu i KQZ iu kërkon lidershipëve që të tregojnë vetëpërmbajtje, në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar procesin.

“Ju bën thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje. Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës #25prill2021. Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave. Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent”, thekson kreu i KQZ.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here