Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po mbajnë mot me reshje shiu në vendin tonë .
E shtunë, 24 prill 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu të pakta të përqëndruara në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë .
Temperaturat:
Zona malore 5/15°C
Zona e ulët 10/19°C
Zona bregdetare 12/19 °C
Kosova, e shtunë, 24 prill 2021
Moti do të jetë me vranësira të dendrua. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 6 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 16 gradë Celcius.
E diel, 25 prill 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë .
Temperaturat:
Zona malore 4/19°C
Zona e ulët 10/25°C
Zona bregdetare 12/22 °C