Noka ndesh fëmijën që jeton si në Mesjetë, me mamanë e vdekur që figuron gjallë në bashki…

0
118

Një skamje, një mjerim, një panorama migjeniane në Shqipërinë e vitit 2021i është shpalosur para syve sot, kandidatit të PD-së Flamur Noka në fshatin Zall Herr.

“Rrok Vata dhe bashkëshortja e tij kujdesen për nipin e tyre,  ndonëse, deri dy muaj më parë, të vetmet të ardhura që kishin, ishin nga kempi i kryefamiljarit.

“Prej 8 vitesh nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga shteti. Vetëm dy muaj më parë na kanë lidhur ndihmën ekonomike.

Nusja e djalit ka ndërruar jetë, por në kompjuterat e shtetit, ajo figuron ende si e punësuar” – i tregojnë Rroku dhe bashkëshortja e tij, Nokës.

“Më shumë se fjalët, për gjendjen e vështirë në këtë familje flasin pamjet, – tha kandidati i PD-së duke publikuar videon.  Edi Rama është autori i mjerimit në vendin tonë. Ndaj, për t’i kthyer Shqipërisë dhe qytetarëve të saj dinjitetin, më 25 prill duhet të gjithë të votojmë ndryshimin!”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here