“Askush të mos qendrojë në shtëpi”,  Floriana Garo fton shqiptarët të votojnë masivisht: Këto janë zgjedhje kritike për vendin 

0
88

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka dhënë një deklarat ku shprehet se një herë në katër vjet kemi mundësinë të ndryshojmë të ardhmen tonë. Në këtë mënyrë Garo i ka ftuar qytetarët të votojnë masivisht më 25 prill.

Deklarata e plote

Te dashur qytetare,

Nje here ne 4 vjet ne kemi rastin qe te ndryshojme te ardhmen tone.
Dhe kete here, keto jane zgjedhje kritike ne historine e Shqiperise.

A do te vijojme me Shqiperine e Rames? A do te vazhdojme me vuajtje, varferi dhe ikjen masive te te rinjve?
Apo do te nisim nje rrugetim te ri, plot me shprese.

Eshte ne doren tone dhe ne nuk duhet te dorezohemi e deshperohemi, ne nuk duhet te heqim dore nga lufta per Shqiperine tone.
Nese ne te githe shkojme te votojme, Shqiperia do te nise nje rrugetim suksesi dhe prosperiteti.

Nese ne te gjithe shkojme te votojme ne mund te kemi nje jetese dinjitoze dhe te jetojme nje jete te mire ne vendin tone. Vetem nese ne te gjithe shkojme te votojme per Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per ndryshim do te mund te hapim nje faqe te re ne historine e Shqiperise.

Askush nuk duhet te qendroje ne shtepi, ne te gjithe duhet te gjejme qendrat e votimit, te dalim dhe te sjellim ndryshimin. Duke votuar 9, se bashku do te sjellim shpresen ne Shqiperi!

Shqiperia fiton!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here