“Një makinë pa targa po shpërndan zarfe me para”, gazetarja: Çfarë sinjalizoi PD pak para krimit në Elbasan

0
233

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi sot Elbasanin, vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, teksa mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagos dhëndri i tij, një efektive policie dhe dy persona të tjerë.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala raporton se ka dyshime që viktima, po udhëtonte me një mjet pa targa, dhe se po shpërndante zarfe me para për qytetarët, në këmbim të votës më 25 prill.

Ka qenë PD-ja sipas Lalës, ajo që ka ngritur pretendimet në fjalë, ndërsa ka njoftuar policinë se një automjet pa targa po shpërndante para tek qytetarët, duke blerë votën.

Edhe pse këto pretendime ishin në kuadër të një telefonate dhe sinjalizimi.

Sipas Lalës, ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka brenda makinës së viktimës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here