“Ka dhe Damiani furgon me pula të kalbura”, Meta thirrje vlonjatëve: Merrini pas kartat tuaja të identitetit, është shpata kundër padrejtësive

0
91

Presidenti i vendit Ilir Meta nga Vlora akuzoi drejtuesin politik të qarkut të Vlorës për PS-në, Damian Gjiknurin se po ble vota, duke joshur me pula dhe zarfe qytetarët në këtë qark

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Orikumit për çështjen e prishjes së banesave të tyre, kreu i shtetit theksoi se banda e Astirit vijon shpërndarjen e pulave me furgon.

 

 

“S’mund të them asnjë koment për këtë çështje (Per ngjarjen ne Elbasan). Në Berat ka pasur dhe furgon me mallra. Ka dhe Damiani furgon me pula të kalbura në Novoselë, duhet t’i kishte kapur policia. Këta janë të frikësuar nga zgjedhjet e lira. Na mjaftojnë vetëm sjelljet e tij, siç ishte dhe kjo e fundit për të përjashtuar kryetarin e bashkisë këtu nga fushata. Këtu çdo dy javë ndërrohen drejtoret e Kadastrave. Ftoj kandidatët e opozitës që të jenë të qetë nga gjithfarë provokimi. Të cilët në vend që të ndalojnë bandën e Astirit që ndan pula dhe zarfe, përpiqen që të frikësojnë aktivistët e opozitës, pasi të gjithë e dinë në Vlorë se kush ndan lekë. Kush ndan pula. Shkoni në Novoselë dhe do i mësoni të gjitha. I bëj thirrje qytetarëve të Vlorës që të shkojnë t’i kërkojnë kartat e identitetit atyre që ia kanë marrë dhe të votojnë. Karta është shpata kundër padrejtësive, për gënjeshtrat, si ajo e Artan Lamës që e dëgjuat dje dhe që keni përjetuar vet në kurriz.”, -tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here