Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Berat

0
84

2 persona të cilët ishin shpallur në kërkim, janë arrestuar ditën e sotme.

Policia bën me dije se  është arrestuar E. A., 27 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën  “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Gjithashtu u bë kapja e shtetasit E. B., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me burgim për veprën penale “Vjedhja”.  Veprimet e mëtejshme për shtetasin E. B. do të kryhen nga DVP Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here