Veliajt i del emri në Databazën e të dhënave të grabitura për 910 mijë vetë

0
99

Një shpërthim anormal nervash nga Erion Veliaj ra në sy menjëherë pasi Lapsi.al denoncoi grabitjen e të dhënave personale për 910 mijë banorë të Tiranës, monitorimin e tyre dhe presionet për votën nga patronazhistët e Partisë Socialiste.

Veliaj pranonte ekzistencën e një Databaze në selinë e PS, por ai mohoi kategorikisht që ajo ishte e njëjta që denoncoi Lapsi.al.

Veliaj pranoi konceptin e “patronazhistëve” mes strukturave të PS, por ai mbrojti versionin se Databaza e PS kishte në themel informacione nga puna në terren, të cilat qytetarët i japin vullnetarisht për patronazhistët.

Veliaj mohoi kategorikisht se Databaza që publikoi Lapsi.al i përkiste Partisë Socialiste, sepse aty ishin edhe të dhëna sensitive që 910 mijë votues të Tiranës, ia kishin besuar institucioneve shtetërore dhe asnjë partie politike.
Dhe ndërsa mohoi se Databaza i përkiste socialistëve, Veliaj sulmoi Lapsi.al, duke e quajtur atë një media “ordinere”.

Duke i qëndruar alibisë se PS ka patronazhistë, por nuk ka Databazën e Lapsit, fenomeni i survjeimit të qytetarëve po shitet si diçka normale në fushatën e socialistëve, ndaj Lapsi.al hulumtoi sërish në dokumentin që siguroi nga kompjuterat e PS. Aty zbulohet edhe arsyeja se pse Veliaj e shthuri gojën dhe e humbi kontrollin kur doli lajmi i grabitjes së të dhënave personale.

Tashmë që Databaza është shpërndarë në mijëra kopje në të gjithë Tiranën, çdokush mund të bëjë një kërkim të thjeshtë mbi kolonën e komenteve të patronazhistëve me mbiemrin e kryebashkiakut “Veliaj”, fillimisht duke klikuar mbi trekëndëshin në krah të komenteve, pastaj duke klikuar mbi komandën “Text filter”, pastaj komandën “Contains” dhe në fund duke kërkuar me “Veliaj”.

Nga rezultatet e kërkimit dalin 16 patronazhistë që e kanë përmendur E.Veliajn.

Në foto mund të gjeni komentet e patronazhistëve që përshkruajnë si vota të sigurta 16 qytetarë, të referuar nga E.Veliaj. Në dokument janë edhe emrat e qytetarëve që ka referuar drejtuesi politik i fushatës së PS-së, janë edhe emrat e patronazhistëve që kanë marrë porositë e tij. Rezultatet e kërkimit në Databazë nuk përbëjnë më habi dhe i shtohen qindra detajeve të dokumentit, që të çojnë vetëm në dyert e selisë së PS-së, ose maksimumi në dyert e Bashkisë së Tiranës, ku janë përpunuar të dhënat. Vetëm SPAK ka mbetur në vendnumëro dhe vazhdon kërkon dokumentin në redaksinë e Lapsi.al. /Lapsi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here