Qarku i Lezhës drejt mandatit të dytë për LSI

0
139

Lëvizja Socialiste për Integrim ecën e sigurtë drejt mandatit të dytë për Qarkun e Lezhës. Lezhjanët, kurbinasit e mirditorët me mbështetjen e fuqishme që po i japin LSI-së dhe kandidatëve të sajë po dëshmojnë se si ringjallja mund të ngrihet përmes rrënimit, se si shumica opozitare do të mposhtë padrejtësinë. Njerëzve në këto anë u parapëlqejën të pohojnë se “orteku” LSI –së bashkë me socialistët e shumtë në mbështjetje të saj ka nisur zbritjen që nga bjeshkët e Mirditës dhe Kurbinit për t’u takuar në Lezhën e mirënjohur buzë Drinit…
Gjithë kjo mbështjetje e gjërë e ka bazën në besimin e fortë tek LSI-ja si përfaqësuese besnike e së majtës, tek kandidaturat e saj ndër më të mirat nga forcat e tjera politike bë të gjithë qarkun.
Viktor Tushaj, ish deputet dhe qeverisës vendorë, ku për dy mandatet në krye te Bashkisë Lezhë bëri aq shumë për qytetin dhe rrethinat e tij sa nuk kanë bërë të tjerët për 22 vjet me radhë.
Pas tij renditet ekonomistja e talentuar nga Kurbini, kandidatja e denjë e këtyre zgjedhjeve, Ertila Nikolli , e suksesshme e mjaft e respektuar nga bashkqytetarët e saj.
E ndjejmë veten krenar përballë mbështetësve tanë me kandidaturën e Ertilës-pohon drejtuesja e LSI-së për Kurbinin Sabahete Hidri, ndërkohë që deputeti Gjetan Gjetani, përherë aktiv në shtabin elektoral thotë se jo vetëm na kanë mirpritur kudo ku kemi vajtur, por edhe na kanë falenderuar per kandidaturën e duhur.
E njëjta mbështetje për kandidatin Petrit Gjoni, kreun e LSI-së në Qarkun e Lezhës, ku për vite më radhë ka demonstruar aftësi organizativ e menaxhuese në drejtimin e institucioneve publike…po kështu edhe për kanditatët e tjerë të ekipit fitues; për Dile Prengën , Ded Ndrecën, Adelajda Gegën, Eduard Bardhokun , Algreta Shabanin e Emiljano Gjonajn.
Vetëm në qytetin e Lezhës , LSI-ja siguron afro 3000 vota; në Zejmen, Shënkoll e Kallmet mbi 1500 vota, në Shëngjin e Balldre mbi 1200 të tilla, Në Kolsh mbi 500 vota. Edhe në njësitë vendore më të “nxehta” siç janë ato të Blinishtit dhe Dajçit pritshmëritë shkojnë afro 1000 vota; në Ungrej mbi 300 vota, ku LSI-a pretendon të dalë forcë e parë politike.
Në Mirditë siç pohon drejtuesi rezultativ i LSI-së për këtë rreth Dr. Gjovalin Bushi, rezultati për LSI-në do të jetë ndër më të lartët të arritur deri tani. Në qytetet Rrëshen e Rubik pretendohet për afro 2000 vota, ndërkohë që 1000 të tilla do të arrihen në zonat e tjera të Mirditës.
Kurbini pritet të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve. Në qytetin e Laçit pretendohet për 3000 vota, në Mamurras mbi 1000 vota, Miloti bashkë me rrethinat e tij mbi 1200 vota, ndërsa Fushë –Kuqja mbi 500 të tilla.
Gjeografia e rezultateve pozitive shtrihet në mbarë qarkun, LSI-ja vazhdon e sigurtë udhetimin e saj drejt mandatit të dytë, pamvarësisht makinacioneve të Rilindjes,veçanërisht në Lezhëku ajo ka futur kthetrat e një mashtrimi të pashembullt, ku qytetarëve të saj u thuhet hapur se “do të ndihmohen” kredimarrësit debitorët në OSHE-se, do të shlyej listat e borxhlive nëpër njësi të ndryshme tregtare e të tjera premtime të turpshme.
Manipulatorët e Rilindjes duhet t’a kenë fort të qartë se asgjë nuk do t’a pengojë fitoren e opozitës ne qarkun tonë.
A.Z

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here