Një tjetër fakt që Komiteti Teknik është i kapur nga Qeveria. Ja si Brataj e justifikon mitingun e PS-së në Elbasan…

0
155

Skënder Brataj, Kreu i Emergjencës Kombëtare i ftuar në “ABC News” ka folur për fushatat politike që Partia Socialiste ka bërë në stadiume, ditët e fundit.

I pyetur nga gazetarja se përse nuk lejohen tifozët e futbollit në stadiume dhe lejohen militantët për fushatë, Brataj është përgjigjur se partitë politike i kontrollojnë njerzit, ndërsa në ndeshjet e futbollit nuk ka se kush t’i kontrollojë tifozët e futbollit që duan të ndjekin skuadrën e tyre.

“Partitë poltike janë në gjendje të kontrollojnë militantët e tyre, por tifozët nuk i kontrollon njeri në stadium. Nëse qendrojnë në distancë njerzit siç është në këto fushatë elektorale nuk është problem”, u shpreh Brataj.

Në Shqipëri prej më shumë se një viti, tifozët nuk lejohen të futen në stadiume. Qeveria refuzoi kërkesën e FSHF-së për të patur tifozë në sfidën ndaj Anglisë, ndërsa për fushata politike stadiumet nëpër Shqipëri janë pothuajse plot.

 

Fushata e PS në stadiumin Elbasan Arena.
Fushata e PS në stadiumin Elbasan Arena.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here