Sulmi në zyrat e PD/ Meta fton qytetarët e Kavajës që të mos provokohen: Do jem aty në darkë

0
133

Sulmi me armë që ka ndodhur në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë, kanë prishur heshtjen “para zgjedhore”.

Pak minuta më para lideri demokrat u nis me urgjencë për në Kavaj, ndërkohë pak më para zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka njoftuar se Meta do niset drejt Kavajës.

 

Postimi i  plote i Tedi Blushit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.
Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.
Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit. ??
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here