Presidenti Meta vlerëson me “Nderi i Kombit”, Heroin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Resul Veli

0
110

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Heroin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Resul Veli (Çelaj).

Postimi i plote

Në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë nderova sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” një ndër bijtë më të mirë dhe trima të Tërbaçit e Labërisë, Heroin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Resul Veli (Çelaj), Komandantin e batalionit partizan ‘Halim Xhelo’, i cili ra heroikisht duke luftuar në betejën e madhe kundër pushtuesve nazistë në Qafën e Kiçokut në 7 dhjetor 1943.
Në këtë betejë të pabarabartë, Komandant Resuli së bashku me shokët e tij, shkruan me gjakun e tyre një nga faqet më të ndritura të heroizmit, atdhedashurisë, vetëmohimit dhe trimërisë së popullit shqiptar në luftë kundër nazi-fashizmit, duke u kthyer në burim të përjetshëm frymëzimi për gjeneratat e reja.
Vlerësimi i gjakut të derdhur për Shqipërinë nga Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, është borxhi, që ne të gjithë u kemi për të qenë gjithmonë syçelët për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të vendit.
Ky nderim është vlerësim e respekt edhe ndaj vetë dinjitetit, integritetit dhe identitetit tonë si shqiptarë dhe europianë. ??
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here