Meta: Denonconi çdo ofertë për blerje votash! Rama ka importuar banditin nga Astiri në Vlorë për të…

0
94

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës të refuzojnë e denoncojnë çdo tentativë dhe ofertë për blerje votash.

Meta akuzoi mazhorancën se ka sjellë në Vlorë “banditin e importuar nga Astiri për blerje votash”. Presidenti deklaroi se do të vijojë të qëndrojë në Vlorë edhe pas 25 Prillit dhe më tej edhe për pushimet verore.

Deklarata e Metës:

Unë i ftoj qytetarët e Vlorës, sidomos të rinjtë dhe të rejat të votojnë më 25 Prill që vendi të rihyjë në shinat e demokracisë që t’i japim shpresë të rinjve dhe të rejave që të jetojnë dhe punojnë në këtë Vlorë të mrekullueshme dhe të refuzojnë dhe denoncojnë çdo ofertë për blerje votash. T’i qëndrojnë fort çdo presioni.

Qytetarët e Vlorës të votojnë për kandidatët që luftojnë më shumë korrupsionin dhe jo ata që bëjnë sikur e luftojnë.

Kapja e shtetit siç është këtu me banditin e importuar nga Astiri që ka ardhur këtu për blerje votash.

Të japim shpresë se do të kemi në Vlorë më të drejtë dhe më të begatë që të marrë frymë lirisht duke i mbajtur këtu forcat e saj.

Unë kam vetëm një interes. Vlora e vlonjatëve. Sepse nuk do të doja që këtu të takoja nga Bangladeshi dhe India. Ishim këtu për të nderuar gjakun e atyre që ranë në luftë.

Tani ne e dimë kush e ka vrarë shpresën në një formë të re të instalimit të pushtimit. Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap sepse çdo gjë është në bazë të meritës.

Për provokimet ordinere, ka një adresë ku mund ta dërgojmë më 26 prill ku do të ketë mundësi të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës.

Unë kam qenë në Vlorë përgjatë aktiviteteve për 100-vjetorin e çlirimit të Vlorës. Ajo është e të gjithëve, aq më tepër e një presidenti që fshati ku ka lindur ka sjellë një çetë. Kështu është kënaqësi, do të vij edhe më shpesh.

Ka thirrje publike dhe inkurajim publik të bërë nga kryeministri për vjedhje vote. I keni parë të gjithë. Të fala Gurusë. Vlora e vlonjatëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here