Kokainë, armë dhe kanabis, arrestohet shqiptari së bashku me pronarin e tij…

0
129

Një 46 vjeçari grek pronar i një klubi  është arrestuar pasi  sipas policisë greke ishte ‘Truri’ i trafikimit të sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit të papërnuar për përdoruesit e Patras ndërsa bashkëpunëtori i tij i ngushtë ishte 31 vjeçari shqiptar i cili shpërndante ushqimin e shpejtë.

Sipas informacionit të mbledhur nga Policia greke, ata vendosen shpërndarësin nën mbikqyrje diskrete deri në momentin kur e kapën në mënyrë flagrante, me 100 gram kokainë në makinë.

Më pas policia kontrplloi dhe garazhin e 46 vjeçarit grek ku gjetën pesë pako me pesë kilogram me kanabis të papërpunuar, një enë plastike me 184 gramë një kimikat të panjohur për falsifikimin e kokainës dhe një peshore elektronike.

Gjitashtu pronari i klubit kishte në posedim dhe dy pistoletave, të cilat u dërguan për provë balistke si dhe 639 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Përveç kësaj, makina që ata përdorën si mjet për të transportuar drogë dhe 1,300 euro u konfiskuan.

Autorët u dërguan në Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Patras dhe u akuzuan për trafik dhe mbajtje droge dhe pwr armë mbajte pa leje.

Hetimi paraprak vazhdon, për të zbuluar nëse ata kishin bashkëpunëtorë të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here