Programi i PD-së/ Basha: Brenda 100 ditëve hapim negociatat me BE-në

0
144

 

Udhëheqësi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Log” në ABC News,  ka folur për programin e PD ndërkohë që është shprehur se Rama i ka marrë lekët nga buxheti i shtetit dhe ua jep oligarkëve.

Pjese nga intervista

Lekët ku do i gjeni? “Në buxhetin e shtetit, aty ku i gjen lekët qeveria aktuale, por që ua jep oligarkëve, monopoleve. Pra nëse mund të flasim për diçka konkrete në kuptimin e ndryshimit, është mirë-administrimi i financave shqiptare, që do të thotë se paratë e taksapaguesve do u kthehen qytetarëve” tha ai.

Përsëriti sërish se “Ligji për arsimin e lartë do të anulohet, në qendër është decentralizimi”. Objektiv është edhe integrimi, madje me afate. “Procesi i integrimit që me hapjen e negociatave, objektivi është brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sonë” tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here