“Nuk ka më ligj, ka gjobëvënie pa fund”, Basha: Terrori psikologjik i inspektorateve do të marrë fund

0
83

Udhëheqësi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për biznesin e vogël dhe vështirësit që hasin qytetarët.

I ftuar në emisionin “Log” në ABC News, Basha u shpreh se :Zotohemi që ato pjesë të planit që kanë të bëjnë me biznesin e vogël dhe të mesëm ti bëjmë realitet me afate kohore, vendosjen e tavanit mbi taksat lokale prej 0.5% të xhiros.

 

Fjala e plote

 

Basha: Nuk ka më ligj, ka gjobëvënie pa fund, çdo ditë falimentojnë 60 biznese, që do të thotë 60 kryefamiljarë nuk çojnë më një rrogë në shtëpi. Kjo klimë nuk mund të vazhdojë më, shumë e bizneseve shqiptare janë për ndryshimin. Zotohemi që ato pjesë të planit që kanë të bëjnë me biznesin e vogël dhe të mesëm ti bëjmë realitet me afate kohore, vendosjen e tavanit mbi taksat lokale prej 0.5% të xhiros. Biznes i vogël do të quhet cdo biznes me xhiro nën 140 milionë të vjetra në vit. Angazhimet e tjera, që ky terror psikologjik i inspektorateve të marrë fund, duke fiksuar pullën fiskale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here