Surprizon KQZ: Ja data kur do të dalë rezultati i votimit elektronik i 25 prillit

0
143

Komisioni Rregullator, ka ulur fashën orare se kur duhet të publikohet fituesi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Me votë unanime, 5-0, u vendos që KZAZ-të në të gjithë vendin, duhet të nxjerrin rezultatin para orës 08:00 të mëngjesit të 26 prillit. Ky propozim erdhi fillimisht nga anëtari Arnes Çela.

Edhe për kryetaren, Ilirjana Nano, kjo fashë orare do i vinte në ndihmë KZAZ-ve që të menaxhojnë më mirë punën e tyre.

“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së. KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore”, thuhet në propozimin e ri që u miratua ditën e sotme..

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here