Home Aktualitet Shoqatat italiane për mbrojtjen e kafshëve letër ambasadores shqiptare: Ndalni këtë masakër...

Shoqatat italiane për mbrojtjen e kafshëve letër ambasadores shqiptare: Ndalni këtë masakër në Tiranë…

0
236

Shoqatat Italiane për mbrojtjen e kafshëve i kanë dërguar një letër Ambasadores së Shqipëri në Romë, Anila Bitri me apelin;  “NDALO MASAKRËN E QENËVE TË RRUGËS”.

Ndaloni këtë masakër në  kryeqytetin Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve lokale t’i japin fund e menjëherë kësaj masakre mizore e të padrejtë. Me vdekjen nuk vjen pastërtia.” 

Letra është shkruar nga rreth tetëdhjetë organizata të Federatës Italiane të Shoqatave  për të drejtat e kafshëve dhe mjedisin – duke filluar nga themeluesit e saj Enpa, Lav, Leiden, Lndc, Oipa.

Kjo letër i është adresuar Ambasadores shqiptare në Itali, Anila Bitri Lani, për të tërhequr vëmendjen e Qeverisë së Tiranës për mënyrën e trajtimit të qenve të rrugës në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit.

Në këto orë, shkruajnë ata, shumë qytetarë shqiptarë po protestojnë në rrugë duke dënuar trajtimin e qenve të braktisur ndërsa afrohet dhe data e zgjedhjeve parlamentare. 

Ne kemi mësuar se kafshët do të nënshtrohen një fushate sterilizimi, kryer në klinikën veterinare komunale, duke u eliminuar brutalisht me një injeksion acidi hidroklorik në zemër dhe pastaj “do zhduken” në landfillin e qytetit”. 

Shqipëria – vazhdon mesazhi i aktivistëve në mbrojtje të kafshëve – është një vend mik i Italisë, një vend europian dhe Kandidat për pranim në Bashkimin Evropian, të cilin ne si qytetarë e mbështesim dhe shpresojmë. Në respektin e dashamirësinë që lidh dy vende miq, ne kërkojmë që të përcillni pranë qeverisë tuaj indinajtën tonë për atë c’ka na raportojnë aktivistët shqiptarë. I bëjmë thirrje autoriteteve lokale që t’i japin fund kësaj masakre mizore e të padrejtë. Me vdekjen nuk vjen pastrimi. Vendi juaj ka kryer zhvillime të mëdha gjatë dekadave të fundit që mund të vihen në diskutim për mënyrën se si po trajtoni kafshët, qënie pa zë e të drejta.

LETRA E PLOTË:

Shoqatata italiane për mbrojtjen e kafshëve letër ambasadores shqiptare: Ndalni këtë masakër në Tiranë by Ora News Lajme on Scribd

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here