SHBA rekomandon pezullimin e përkohshëm të vaksinës Johnson&Johnson

0
86
UKRAINE - 2020/11/24: In this photo illustration a medical syringe and a vial with fake coronavirus vaccine seen in front of the Johnson & Johnson logo. (Photo Illustration by Pavlo Gonchar/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Autoritetet federale shëndetësore në Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një pauzë në përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit.

Thirrja pasoi raportet për mpiksje jashtëzakonisht të rralla të gjakut te njerëz që e kanë marrë vaksinën.

“Derisa të përfundojë ky proces, ne rekomandojmë këtë pauzë. Kjo është e rëndësishme që komuniteti i ofruesve të kujdesit shëndetësor të jetë i vetëdijshëm për mundësinë e këtyre ngjarjeve anësore dhe të mund të bëjë planifikimet e nevojshme për shkak të trajtimit të veçantë që kërkon kjo lloj mpiksje gjaku,” tha Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në një deklaratë.

Të gjashtë personat ishin gra midis moshave 18 dhe 48 vjeç. Një grua vdiq dhe një tjetër në Nebraska është shtruar në spital në gjendje të rëndë, njoftoi gazeta New York Times, duke cituar zyrtarët.

CDC dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave thanë në një deklaratë të përbashkët se raste të tilla duket të kenë qenë jashtëzakonisht të rralla deri tani.

Që nga 12 prilli, në Shtetet e Bashkuara janë administruar më shumë se 6.8 milion doza të vaksinës Johnson & Johnson.

Kjo masë e autoriteteve amerikane vjen më pak se një javë pas njoftimit të rregullatorit evropian të barnave se po shqyrtonte rastet e rralla të mpiksjes së gjakut tek katër persona në Shtetet e Bashkuara që morën vaksinën./ VOA/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here