Plagosja e policëve në Mamurras, ja si ndodhi ngjarja…

0
139

Tre persona, mes tyre dy efektivë policie janë plagosur me armë zjarri këtë të Martë, në Mamurras.

Burime policore bëjnë me dije se efektivët janë qëlluar në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy policët e plagosur janë Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, efektivë të policisë në Kurbin.

Personi i tretë i plagosur është Nikoll Vorfi.

Ngjarja

Burime nga policia lokalë bëjnë me dije se efektivët e plagosur të cilët ishin në detyrë kanë ndaluar një automjet për kontroll, ku ndodheshin disa persona. Personat në makinë, ku ndodhej dhe Nikoll Vorfi, kanë kundërshtuar efektivët dhe mes tyre ka lindur një konflikt që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Nikoll Vorfi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur dy policët. Edhe policët kanë qëlluar me armë duke plagosur Vorfin, i cili ka arritur të largohej.

Efektivët e lënduar janë transportuar për në spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore e më pas drejt Tiranës.

Forca speciale policore të FNSH-së janë nisur drejt Mamurrasit, ndërsa janë ngritur postblloqe nga ana e policisë për të kapur autorët e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here