Kryemadhi kujton vitin 2001 kur u zgjodh deputete në Kombinat: Sërish duhet një orë të vish nga qendra…

0
84

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të diel një takim me banorë të Kombinatit, ku ngriti shqetësimin për shembjen e pallateve në këtë zone. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi akuzoi për këtë çështje Bashkinë e Tiranës, teksa u shpreh se ndërtimet në kryeqytet janë absurditet. Mes të tjerash ajo tha se ajo beson tek të rinjtë, duke shtuar se ëndrrat e tyre janë të patjetërsueshme. Kryemadhi ka kujtuar edhe vitin kur u zgjodh si deputete e PS-së.

“Kujtoj kohën, vitin 2001 kur kombinatasit me votuan mua si deputet të PS-së. Ai moment kur Kombinati, Misto Mame, Qyteti i Nxënësve, unaza e re, i dhanë Monika Kryemadhit 71% të votave si deputet në mazhoritar. Që të vije në Kombinat, duheshe mbi 1 orë e gjysëm sepse nuk kishte rrugë. Kombinatasit bllokonin rrugën se nuk kishte ujë, nuk kishte çerdhe.

Këtu pas nesh ishte kanali i famshëm i Sharrës, që përmbyste Kombinatin sa herë binte shi. Dritat mungonin në Kombinat, në Fushë Misto Mame, në Unazë të re, sepse sa herë binte shi, shtyllat e tensionit apo kabinat elektrike fikeshin. Çdo ditë në kombinat para 30 vitesh ishte hall sepse nuk kishin as ujë, as drita, as rrugë dhe asgjë tjetër, vetëm baltë dhe vështirësi.

Së bashku me socialistët e asaj kohe, ne bëmë që brenda 1 viti jo vetëm të mbyllet kanali i Sharrës, jo vetëm të bëhej rruga, të mbillnim blirët buzë rrugë, të bënim poliklinikën me Bankën Botërore, jo vetëm të bënim të gjithë infrastrukturën me Cooperazione Italiane në atë kohë. Të gjithë ju e mbani mend fabrikën që donin ta privatizonin për 500 mijë lekë të vjetra dhe ne ndërhymë dhe e bëmë shkollë, që është sot në atë zonën e Misto Mames. E pra të gjitha këto u bënë me një vullnet politik, me dëshirën e banorëve, të deputetit dhe të gjithëve bashkarisht për të ju shërbyer qytetarëve. Shtëpitë do i ndërtoni aty ku i kishit, prokuroria të hetojë lëvizjet e Bashkisë së Tiranës dhe parave nëpërmjet bankave.

Sot në Kombinat si para 21 vjetëve na u desh përsëri me zotin Vasili 1 orë e 20 minuta për të ardhur nga zyrat e LSI deri në Kombinat, për shkak të trafikut, bllokimit të rrugëve, absurditetit që po ndodh çdo ditë e më shumë për shkak të ndërtimeve në Tiranë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here