Spahiu: Bashkë me LSI në qeverisje, minimumi jetik jo më i vogël se 150 dollarë…

0
91

Kreu i LSI-së së Tiranës, njëherësh edhe kandidat për deputet me numrin 5 në listën e qarkut të Tiranës, Përparim Spahiu, këtë të premte ka ndarë një tjetër pikë të programit qeverisës së LSI-së.

Duke thënë se paga mujore 30 dollarë për një familje në nevojë është pagë e mbijetesës, ai premton se LSI-ja në qeverisje do të përcaktojë se minimumi jetik në Shqipëri nuk mund të jetë më i vogël se 150 dollarë.

”Ne do ta shpallim zyrtarisht “Minimumin Jetik”. Ne do kalojmë nga minimumi jetik si mbijetesë drejt një standardi jetese të arsyeshme. Duke e përcaktuar me ligj, Ndihma Ekonomike dhe Asistenca Sociale nuk do të jenë më mundësi kërcënimi apo shantazhi i ndërprerjes në këmbim të votës”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

”Ndihma Ekonomike” duhet të marrë fund si term ofendues. 30 dollarë pagesë mujore për një familje në nevojë është pagesa e varfërisë dhe e mbijetesës.

Bashkë me LSI në qeverisje do të përcaktojmë me ligj, e të detyrueshëm “minimumin jetik”. Ekspertët ekonomikë kanë dalë në përfundimin se minimumi jetik në Shqipri nuk duhet të jetë më i vogël se 150 dollarë.

Ne do ta shpallim zyrtarisht “Minimumin Jetik”. Ne do kalojmë nga minimumi jetik si mbijetesë drejt një standardi jetese të arsyeshme. Duke e përcaktuar me ligj, Ndihma Ekonomike dhe Asistenca Sociale nuk do të jenë më mundësi kërcënimi apo shantazhi i ndërprerjes në këmbim të votës.

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka përcaktuar në programin e saj, bashkë do ta bëjmë të mundur pas 25 prillit! #voto6LSI

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here