Mediu në fshatrat e Rrogozhinës: Të dalim dhe të votojmë masivisht…

0
106

Në vijim të fushatës elektorale, kreu i PR-së , i cili është kandidati i ”Aleancës për Ndryshim” në qarkun Tiranë, Fatmir Mediu, zhvilloi takime me banorë dhe biznese në fshatrat Kalush dhe Zhabjak të Rrogozhinës.

Në fjalën e tij, Mediu theksoi sukseset që ka pasur Shqipëria me liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Ndër të tjera ai u bëri një thirrje qytetarëve që të votonin kundër shpifjes, padrejtësisë dhe mohimit që u është bërë shqiptarëve në këto 8 vite.

“Të rikthejmë edhe njëherë dinjitetin dhe vlerën tonë si qytetarë dhe si komb, që mundësisht ne, si shqiptarë që flasim shumë për kombin shqiptar, të jemi shqiptarë të bashkuar nesër në Europën e bashkuar”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here