Floriana Garo apel grave: Bashkojuni ndryshimit më 25 prill!

0
130

Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës së PD, iu drejtua me një apel të fortë grave shqiptare, të cilave i kërkon ti bashkohen ndryshimit me votën e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ne jemi grate e ketij vendi dhe nuk arrijme te shohim sesi kjo qeveri shkaterron jetet tona vit pas viti per 8 vite rresht. Dhe ne rrime duarkryq.

Ne shohim pagat minimale kaq te uleta, taksat e larta, dhe qindra mijera te papune. Shohim familjet tona qe nuk arrijne ta jetojne jeten me dinjitet.

Shohim femijet tane qe ikin nga Shqiperia per nje te ardhme me te mire ne vende te huaja.

Shohim erresiren qe po mbulon token tone te dashur, te ardhmen tonë”, u shpreh Garo.

Në vijim ajo theksoi se “gratë nuk munden të rrimë larg këtij realiteti dhe të shohim Shqipërinë pa rrugëdalje dhe pa të ardhme.

“Ne do të jemi forca e gruas, luaneshat që shtyjne dhe udhëheqin ndryshimin për të cilin Shqipëria kaq shumë nevojë.

Eshtë momenti ynë të bashkohemi e të kthehemi në një forcë të madhe e motivuese dhe të kthejmë shpresën tek familjet tona, fëmijët tanë, tek njerëzit tanë të dashur. Tek Shqipëria jonë e shtrenjtë”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here