Gjoba 50 mln lekë, Debreshi: Shteti po shtyp minatorët, kështu vepruan edhe në 2019, ne nuk trembemi…

0
85

Kandidati i pavarur për deputet në Qarkun e Dibrës, Elton debreshi, ka reaguar sërisht lidhur me gjobën që iu vendos prej 50 mln lekësh për shkeljen e masave anti-Covid, gjatë fushatës elektorale.

Debreshi shprehet se gjobëvënia ndaj takimit tonë elektoral është dora e pushtetarëve që tenton të mbytë zërin e punëtorëve.

Sipas tij, të njëjtën gjë bënë edhe me protestën e minatorëve në vitin 2019. Të njëjtën gjë bënë edhe me protestën e naftëtarëve një vit më vonë.

“Punëtorët gjobiten ndërsa militantët partiakë nuk preken. Punëtorët gjobiten ndërsa oligarkëve u falen taksat.

Në nuk trembemi nga provokimet! Ne nuk ndalemi nga gjobat!

Kjo është përpjekja jonë e përbashkët për ta çuar zërin deri në Parlament!”, tha Debreshi. Sipas tij, gjoba ndaj tij, vjen në një kohë kur nga partitë politike po zhvillohen takime në mjedise të mbyllura, në kundërshtim me masat anti-Covid dhe askush nuk reagon dhe gjobitet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here