Salianji vijon me takime nga Korça: Më 25 prill gjërat duhet dhe do të ndryshojnë!

0
101

Kandidati i PD në Korçë, Ervin Salianji, ka vijuar takimet me qytetarët edhe këtë të diel, ku është ndalur në lagjen 16 të qytetit juglindor.

Gjatë fjalës së tij, Salianji është shprehur se “Shqipëria është kthyer në lëndinë të lotëve”, ndërsa ka shtuar se më 25 prill gjërat duhet të ndryshojnë.

“Shqipëria është kthyer në lëndinë të lotëve! Nuk ka lutje më të dhimbshme se nënat që i thotë djalit apo vajzës “Ik dhe mos u kthe më në këtë vend”. Përballë këtyre mundësive është sot çdo i ri! Por lëndina e lotëve vazhdon edhe për familje që i kanë hequr ndihmën ekonomike, i kanë rritur çmimin e energjisë elektrike, i kanë larguar nga puna! Në 25 prill gjërat duhet dhe do të ndryshojnë! #AleancapërNdryshim #Votopërvete #PD9 ?✌”, ka thënë Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here