Frika e shpjegueshme e Edi Ramës nga debati publik me kundërshtarët politikë

0
173

Nga Gëzim Saliu

I pyetur në intervistën e dhënë së fundmi  në “Opinion” për arsyet se pse nuk pranon të dalë një debat publik me kandidatin e opozitës së bashkuar për kryeministër, Edi Rama dha edhe një herë një arsyetim sa banal aq edhe të ripërsëritur në kohë. “ Nuk është ai lideri, ai është thjesht dhëndri i atij konglomerati”, tha Rama, duke ju shmangur edhe një herë debatit publik  me Bashën.

Në fakt gjatë gjithë karrierës së tij politike, Edi Rama nuk është mbajtur si politikani i përballjes së drejtpërdrejtë me kundërshtarin. E vetmja përballje është ajo për garën e Tiranës me Besnik Muastafajin 20 vite më parë. Që nga atëherë, Rama as si kryebashkiak, as si kryetar opozite e as si kryeministër nuk ka pranuar asnjëherë debate të drejtpërdrejta televizive me kundërshtarin e tij politik.

Rama është tipiku i politikanit që në qendër të strategjisë së tij ka propagandën, fasadën, show-n dhe në bazë të këtyre ‘aseteve’ ai ndërton betejën me kundërshtarin. Por  në një përballje publike, këto  ‘asete’ do ta humbnin magjinë e tyre duke e detyruar Ramën të ndeshet me ‘armët’ e fakteve për rezultatet qeverisëse dhe punët e kryera gjatë mandatit. Kjo do ishte vrastare për të!

Debatet publike janë një traditë demokratike në zgjedhjet presidenciale në SHBA por të përhapura gjerësisht edhe për zgjedhjet parlamentare në Evropë. Kryeministri në to, presupozohet të mbrojë punën e kryer ndër vite nga ekzekutivi që drejton duke paraqitur para qytetarëve bilancin e mandatit qeverisës. Nga ana tjetër kryeopozitari që pretenon të bëhet kryeministër jep fakte dhe argumenta për të kundërtën, duke vënë në dukje gjithashtu alternativën që ka për të ndryshuar gjendjen aktuale.

Por nëse do të zhvillohej një debat i mundshëm televiziv mes Ramës e Bashës, për arsyen që theksuam edhe  më lart, sikletin më të madh në studio do e kishte kryeministri. Bilanci skëterrë që e shoqëroi mandatin e fundit është një ndër arsyet kryesore që Rama nuk pranon përballjen me Bashën. Vetë kompania që këshillon Ramën për fushatën mësohet se e ka këshilluar kryeministrin që edhe këtë herë ti qëndrojë larg një debati publik me kundërshtarin. Një debat publik në mes të fushatës padyshim do të ishte një pikë e shtuar për opozitën e bashkuar, e cila edhe aktualisht sipas sondazheve të besueshme dhe jo atyre të blera nga paratë e pushtetit, korr fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Nëse do zhvillohej një debat me kandidatin e opozitës për kryeministër, Rama nuk do mund t’i anashkalonte përballjes me dështimet për papunësinë, emigrimin masiv, bashkëpunimit me olkigarkët, sic bën në studio përballë gazetarëve. Këto të fundit  shpesh i injoron, anashkalon përgjigjet, apo thjesht bën shkakaxhiun në studio duke shmmangur debatin për thelbin e çështjes.

Nga ana tjetër për vetë akuzat që hedh në publik, Rama nuk mban as përgjegjësinë që të përballet publikisht. Kujtojmë rastin me Presidentin e Republikës, kur muaj më pare e akuzoi se shoqërohej me persona që ishin subjekte të OFL. I menjëjhershëm në reagimin e tij, Meta kërkoi nga Rama që të përballeshin publikisht për këtë çështje dhe për çdo akuzë tjetër në çdo studio televizive dhe me cilindo gazetar që Rama preferonte. Nga ana tjetër, si gjithnjë heshtje. Edhe në këtë ftesë për debat publik, Rama u tërhoq duke i mbetur besnik ‘aleatëve’ të përhershmjë të strategjisë së tij si propaganda dhe shpifja.

Nëse Rama do ishte i bindur se në këtë mandat, qeveria e tij ka përballuar siç duhet krizën e pandemisë dhe rindërtimin, si edhe nga ana tjetër ka përmbushur qëllimet në luftën kundër koruprionit e krimit apo ka rritur rrogat e pensionet më së paku në nivelin e Rajonit, nuk do ishte aspak i dyzuar për një përballje televizive me kundërshtarin politik. Krejt e kundërta është në fakt realiteti në Shqipëri, dhe pa më të voglin dyshim, realiteti është akuzatori kryesor i Edi Ramës, i cili ja pamundëson debatin publik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here