Berisha: Urime Vjosa Osmanit, njeriut që u vlerësua në zgjedhjet e fundit më shumë se çdo personalitet tjetër në historinë e Kosovës

0
91

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përshëndet votimin e Parlamentit të Kosovës, i cili zgjodhi pasditen e sotme Vjosa Osmanin si Presidente të Republikës së Kosovës.

“Zonja Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës!

Të dashur miq, sot parlamenti i Kosovës zgjodhi në detyrën më të lartë të vendit, Presidente të Republikës, zonjën Vjosa Osmani.

Me këtë akt parlamentarët e Kosovës votuan në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët vlerësuan dhe votuan Vjosa Osmanin në zgjedhjet e fundit më shumë se çdo personalitet tjetër në historinë e Kosovës, pas shpalljes së Pavarësisë.

Me këtë rast ju ftoj të dashur miq, t’i përcjellim Presidentes të Republikës së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani urimet tona më të përzemërta në misionin e saj të lartë të kryetares së shtetit Kosovës. Urime!”, shprehet në mesazhin e tij ish-kryeministri Sali Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here