“Vesi del me shpirtin”, Bregu: Mashtrimi i Rilindjes, një pasaportë – një votë dhe hipokrizia si mënyrë jetese

0
119

Koordinatori politik i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu nëpvrmjet një postimi në Facebook, ka ndarë qendr5imin e tij lidhur me vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike të kombëtares shqiptare të futbollit.

“Ironia është se shumë nga këta futbollistë, përfshirë ish trajnerin De Biasi, nuk kanë nevojë për këtë privilegj pasi vazhdojnë karrierat e tyre pavarësisht pasaportës diplomatike, ama ky rast simbolizon më së miri mentalitetin rilindas të benefiteve në këmbim të nënshtrimit”, shkruan nder te tjerash Bregu.

 

Postimi i plote

Mashtrimi i Rilindjes, një pasaportë – një votë dhe hipokrizia si mënyrë jetese.
Ministrja Olta Xhaçka nuk na kurseu as kësaj here postimin patetik të radhës mbushur me fjalë si mirënjohje, krenarë, dinjitet etj.
Ajo që në fakt nuk është e dinjitetshme është mënyra si ministrja dhe Rilindja në përgjithësi trajtojnë çdo çështje si emergjencë PR të cilës i përgjigjen me të pavërteta.
Kjo shkresë e vërteton faktin se pasaporta diplomatike futbollistëve të kombëtares u është hequr sepse “nuk cilësohen si kategori që gëzojnë të drejtën për pajisje me pasaporta diplomatike”.
Ironia është se shumë nga këta futbollistë, përfshirë ish trajnerin De Biasi, nuk kanë nevojë për këtë privilegj pasi vazhdojnë karrierat e tyre pavarësisht pasaportës diplomatike, ama ky rast simbolizon më së miri mentalitetin rilindas të benefiteve në këmbim të nënshtrimit. Edhe në ditët e fundit, kjo qeveri bën çdo gjë që ka në dorë për tu hakmarrë.
Vesi del me shpirtin.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here